Brenton Bënja: “Ekonomia dhe politika, sektoret që rrezikohen nga manipulimi i AI…”

vovalbania September 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Brenton Bënja: “Ekonomia dhe politika, sektoret që rrezikohen nga manipulimi i AI…”

I ftuar në “Live from Tirana” ishte gazetar i teknologjisë Brenton Bënja, për të folur rreth informacioneve më të fundit sa i përket Inteligjencës Artificiale, avantazhet dhe disavantazhet, si të mbrohemi nga kontenti i rremë, por dhe shumë këshilla të tjera të vlefshme…

Cilat janë rreziqet e manipulimit nga AI në sektore si ekonomia dhe politika?

Është thënë që ndër profesionet që rrezikohen më shumë nga Inteligjenca Artificiale, janë analistët financiarë, sepse punën që ty mund të të duhen ditë për ta bërë, mjafton që t’i fusësh të dhënat më sistem të inteligjencës artificiale dhe brenda 5 minutash merr një analizë të plotë financiare. Por çfarë ndodh nëse një nga këto shifra nuk është e skatë? Atëherë i gjithë rezultati është i pavlefshëm. Pra duhet që këto të dhëna ose të jenë të personalizuara, ose të mirë kontrolluara. Pastaj edhe këtu prapë shkojmë tek inputi njerëzor.

Sa i përket politikës, rreziqet janë akoma më të mëdha dhe serioze. Këtu lidhet përdorimi i AI në media. Çfarë do të ndodhte nëse do të shihnim një video të një kantidati presidencial në SHBA me një deklaratë që nuk është e tij, ose që përhapet një lajm fake kundër një kandidati? Me përhapjen e madhe në rrjete sociale, lajmi ka marrë dhenë dhe personat që priren t’i besojnë, humbin besimin tek çdo lajm që shohin dhe në momentin e votimit ke një stepje të madhe. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj lajmeve që lexojmë. Kështu që kini shumë kujdes!

Ndërkohë, një lajm që ka bërë bujë ka qenë dhe rasti i një kompanie që ka pranuar se ka përgjuar punonjësit me Inteligjencë Artificiale nëpërmjet mikrofonit të celularëve të tyre?

Këto kanë qenë dikur teori konspirative, që telefonat tanë na dëgjojnë, por tani është e mundur tek të gjitha pajisjet që kanë një mikrofon. Është një kompani që ka pranuar se dëgjon bisedat e punonjësve dhe ka personalizuar reklamat që të të shfaqen ty. Ata janë justifikuar se nuk e dinë se kush je.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65727 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE