E pësuan nga policia pas ‘lojërave të shpejtësisë me makina’, reagon Hati i Tik-Tok-ut: Keni kapur kriminelen më…
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![E pësuan nga policia pas ‘lojërave të shpejtësisë me makina’, reagon Hati i Tik-Tok-ut: Keni kapur kriminelen më…](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/09//e-pesuan-nga-policia-pas-lojerave-te-shpejtesise-me-makina-reagon-hati-i-tik-tok-ut-keni-kapur-kriminelen-me.png)
Policia e Tiranës ka gjobitur çiftin e njohur të rrjeteve sociale, Hatixhe dhe Jashar Stojku, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara. Po ashtu u është sekuestruar edhe makina luksoze Porsche, me të cilët ata udhëtonin.
Në rrjetet sociale Hatixhe, e njohur si Hati, ka reaguar me ironi:
Bravo policia për punën e lodhshme dhe t’pandalur! Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/09/e-pesuan-nga-policia-pas-lojerave-te-shpejtesise-me-makina-reagon-hati-i-tik-tok-ut-keni-kapur-kriminelen-me-66e2fc2ea1748.png)
Gjithçka nisi pasi ata publikuan në rrjetete sociale, momente teksa lëviznin me shpejtësi tejë normave të lejuara në zona të banuara.
Njoftimi i policisë:
Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112…