Gjoba e majme dhe heqja e patentës, vjen reagimi i Hatixhe Brakit — ironizon hapur policinë
Ditën e sotme u bë e ditur se Hatixhe Brika, një TikTok-ere mjaft e njohur shqiptare e cila është bërë virale për reklamimin e jetës së saj luksoze.
Hatixhe dhe partneri i saj, Jashari, u gjobitën nga policia në total me 60,000 mijë lekë si edhe iu hoqën lejet e drejtimit për gjashtë muaj.
Arsyeja për dënimin e çiftit vjen pasi shpesh publikonin në rrjetet sociale momente teksa drejtonin makinën me shpejtësi shumë përtej normës.
Megjithatë një reagim ka ardhur nga TikTok-erja pak më parë. Si fillim ajo ka shpërndarë lajmin ku bëhet e ditur se i është hequr patenta për drejtimin e makinës dhe krahas shkruan: “Jashar, bëj gati helikopterin”
Më tej, Brika duket se ka ironizuar policinë. “Bravo policia për punën e lodhshme dhe tpandalur! Keni kapur kriminelen më tfojt sot për sot”- shkruan ajo.