Ka shkëlqyer me Kombëtaren shqiptare, Ismajli mund të transferohet drejt gjigantit turk!

vovalbania September 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka shkëlqyer me Kombëtaren shqiptare, Ismajli mund të transferohet drejt gjigantit turk!

Zhvilloi një fazë kualifikuese fantastike, për në Euro 2024, si dhe ishte thuajse perfekt, me lojën e tij, tek italianët e Empolit Ardian Ismajli është në fokusin e një ekipi goxha të njohur në Evropë e padyshim një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan.

Bëhet fjalë për “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, që janë vënë pas për të blerë kartonin e tij.

Ismajli ishte një kërkesë e veçantë e teknikut holandez, Giovanni Van Bronckhorst, i cili e kërkon me ngulm 27-vjeçarin, si pjesë të mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri.

Tashmë “gjigantëve” të futbollit turk i duhet vetëm të arrijë akordin me klubin e Empoli, për të bashkuar “shtatlartin” e mbrojtjes, me dy “yje” të tjerë shqiptar, në Stamboll, Ernest Muçi e Milot Rashica.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64032 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE