Në interpelancën e kërkuar nga opozita, Rama: Nuk u eksportuan mbetje të rrezikshme!
Në Kuvend po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga PD-ja me kryeministrin Edi Rama lidhur me skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë KURUM e që po tregtoheshin nga një kompani tjetër drejt Singaporit e Tajlandës. Kryetari i grupit demokrat, Gazment Bardhi e quajti Ramën “kreun e kontrabandës për mbetjet e rrezikshme”.
Ka dyshime serioze se Shqipëria ka shkelur Konventën e Bazelit, që rregullon tregtinë e vendeve të rrezikshme. Vende si Shqipëria nuk lejohet të transportojnë mbetje të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë më një ngjarje të izoluar, por me një aktivitet kriminal. Si janë lejuar të eksportohen nga Porti i Durrësit? Kush i ka lejuar të dalin nga Porti i Durrësit? Për këtë duhet të përgjigjet kreu i aktivitetit të kontrabandës!
Rama tha se nuk ka gjë të vërtetuar se mbetje toksike janë transportuar nga Shqipëria drejt vendeve të Azisë, por vetëm dyshime. Sipas kryeministrit, “opozita vijon të helmojë shqiptarët me gënjeshtra”.
Ndërsa prokuroria shqiptare dhe OLAF po vijojnë hetimet, goja e pangishme e politikës së urrejtjes ka ngritur akuzat dhe ka caktuar fajtorët.
Akuzat janë ekstreme dhe fajtorët janë kriminelët e regjimit imagjinar, me mua në krye e që me këtë rast jam vënë nën akuzën e 1315-të duke llogaritur se qysh se ajo gojë shumëtellallshe është marrë me mua që kur kam hyrë në politikë më është bërë si rregull: 1 akuzë në javë. Tellallët janë shpallur shpifës nga gjykata me vendim të formës së prerë dhe gjyqet vazhdojnë.
Por, këtu kemi të bëjmë me ndjeshmërinë e shqiptarëve kur iu flitet për mbetje të rrezikshme nga ku po dëmtohet dhe shëndeti i Kinës. Kam detyrimin që të sjell faktet e thjesht pastaj vetëm hetimi në vazhdim mund të japë një përgjigje konkrete e përfundimtare.
Transporti i mallrave në fjalë nuk është eksport i mbetjeve të rrezikshme. Në të dyja rastet, të atij nga Elbasani drejt Tajlandës përmes Durrësit dhe atij të Kosovës drejt Kinës po përmes Durrësit, mallrat e deklaruara janë transportuar drejt vendeve europiane me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes linjave ndërkombëtare. Kanë qëndruar në vendet e BE-së ku askush nuk i ka penguar dhe më pas janë lejuar të vijojnë normalisht itinerarin e tyre