Përsëritet historia, Sean “Diddy” paditet për abuzim psikologjik dhe fizik nga një këngëtare!
Një këngëtare që arriti sukses nga Sean “Diddy” Combs ka paditur producentin e muzikës, duke përshkruar vite të tëra abuzimi psikologjik dhe fizik, teksa ai e ndihmoi në nisjen e karrierës së saj. Me padinë e saj të paraqitur në gjykatën federale të Manhatanit, Dawn Richard tha se manjati i muzikës i nënshtronte njerëzit përreth tij me kërcënimeve. Sipas saj të gjithë ishin të detyruar të ndiqnin urdhrat e tij. Richard, e cila u bë më e njohur pas paraqitjes në reality show MTV “Making the Band”, është duke paditur për dëmshpërblime të paspecifikuara, si dhe miliona dollarë të ardhura që ajo thotë se i janë mohuar.
Përfaqësuesit e Combs thanë në një deklaratë se reperi ishte i tronditur dhe i zhgënjyer nga padia. Ata thanë se Richard po bënte një përpjekje për të rishkruar historinë duke prodhuar një seri pretendimesh të rreme, të gjitha me shpresën për të marrë pagesa për publikimin e albumit të saj. Ata shtuan se nëse përvoja e saj do të ishte kaq negative, Richard nuk do të kishte vazhduar të punonte me Combs për kaq gjatë, duke përfshirë kthimin në vitin 2020 dhe duke rënë dakord për të qenë pjesë e “The Love Album” vitin e kaluar.
Sipas padisë, Richard ishte dëshmitar i Combs që abuzonte në mënyrë të përsëritur të dashurën e tij dhe duroi kërcënime nga ai ndërsa Richard punonte shpesh pa ushqim apo gjumë për një ose dy ditë. Ajo thotë në padi se Combs shpërthente nga zemërimi, duke hedhur telefona celularë, laptopë, ushqim dhe pajisje studioje nëpër dhomë.
Disa kohë më parë u transmetua video ku tregonte Combs duke grushtuar, shkelmuar dhe tërhequr zvarrë këngëtaren e R&B, Cassie. Disa ditë pas transmetimit të videos, Combs postoi një video kërkim faljeje në mediat sociale. Së fundmi reperi po nxjerr në shitje rezidencën e tij në Beverly Hills për 61 milionë dollarë.
Më parë kishte zëra se manjati i hip-hop-it do të shiste rezidencës së tij luksoze.Burime pranë reperit thanë se shitja nuk është befasi, pavarësisht skandaleve të fundit të tij. Gjithashtu, burimet këmbëngulin se Combs kishte planifikuar tashmë të shiste shtëpinë e cila u bastis nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare si pjesë e një hetimi të trafikimit seksual në mars edhe pse Combs ende nuk është akuzuar për asgjë.