Youtube nuk do të sugjerojë më video për fitnes dhe ardyeja do t’ju lërë pa fjalë!
YouTube ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në algoritmin e rekomandimeve të videos për adoleshentët në Evropë dhe në të gjithë botën. Platforma e videove do të ndalë rekomandimin e disa llojeve të videove të shëndetit dhe fitnesit që “idealizojnë” lloje të caktuara trupore, në një përpjekje për të parandaluar formimin e “besimeve negative për veten” nga ana e adoleshentëve.
Këto kufizime u aplikuan fillimisht në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar dhe tani po zgjerohen për të mbuluar Evropën dhe rajone të tjera. YouTube, që është ndër aplikacionet më të njohura për adoleshentët, rekomandon video të ngjashme me ato që shikuesit kanë parë më parë. Dr. Garth Graham, drejtori i YouTube Health, dhe James Beser, drejtori i menaxhimit të produktit për YouTube Youth, thanë se kjo masë synon të mbrojë shëndetin mendor të të rinjve duke ndihmuar në parandalimin e ndikimeve negative nga përmbajtjet që idealizojnë standarde të caktuara trupore.