Aksidentohet bashkë me fëmijët Kristian Boçi, dërgohen me urgjencë në spital

vovalbania September 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidentohet bashkë me fëmijët Kristian Boçi, dërgohen me urgjencë në spital

Kristian Boci dhe dy fëmijët e tij kanë përfunduar në spital mëngjesin e sotëm pas një aksidenti në aksin rrugor Lushnjë-Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30, kur makina e familjes doli nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e tre anëtarëve.

Kristian Boci ka pësuar lëndime më të rënda, përfshirë fraktura në kokë, ndërsa fëmijët kanë marrë dëmtime të lehta. Të tre u dërguan menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin trajtim dhe gjendja e tyre konsiderohet e qëndrueshme.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ndodhi kur Boci humbi kontrollin e automjetit, i cili përfundoi jashtë rrugës.

Policia është duke hetuar për të kuptuar shkakun e saktë të ngjarjes. Fatmirësisht, situata e fëmijëve duket më e lehtë, ndërsa Boçi po mjekohet për plagët e marra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64252 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE