Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji i japin fund beqarisë! Pamje nga dasma!
Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, çifti ka qenë shumë në vëmendjen e publikut e ditën e djeshme në ditëlindjen e saj, Kreshniku i ka propozuar për martesë, ku ajo ka thënë “PO“.
Ka disa kohë që dasma e tyre është përfolur në media, ku është thënë se do të ishte një dasmë private e ashtu ndodhi. Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji sapo i kanë dhënë fund beqarisë dhe dasma e tyre po zhvillohet mbrëmjen e sotme, ku askush nuk e priste. Dafina ka ripostuar disa momente nga dasma, ku duket me një fustan nusërie shumë më ndryshe nga e zakonshmja ama si gjithmonë shumën e bukur.