“E kam lënë shtatzënë”- Aludimet se do të bëhet baba dhe bashkëjetesa me Shqipen, reagon Bled Mane

vovalbania September 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E kam lënë shtatzënë”- Aludimet se do të bëhet baba dhe bashkëjetesa me Shqipen, reagon Bled Mane

Rike Roçi shkaktoi trazira në rrjet ditën e sotme me një postim që bëri në llogarinë e saj të Instagramit.

Ish-banorja e “Big Brother Albania” publikoi një bisedë mes saj dhe gazetarit Bled Mane, në të cilën ky i fundit shkruante: “E kam lënë shtatzënë”, por pa përmendur emra (Lexo kétu).

Më pas, shumë media raportuan se gazetari Bled Mane është duke bashkëjetuar me ish-konkurrenten e “Përputhen” dhe “Big Brother VIP Kosova”, Shqipe Hysenaj.

Si për të ironizuar lajmin dhe për të hedhur poshtë njëkohësisht aludimet në rrjet, pas reagimit të Shqipes vjen dhe reagimi i Bled Manes.

“Më mirë bashkëjetoj me tigrin në kopshtin zoologjik”, shkruan gazetari.

Aludimet për bashkëjetesë mes dyshes erdhën pasi Shqipja u rikthye sërish në Top Channel.

Sa i përket aludimeve të nxitura nga Rike Roçi se do të bëhet baba, gazetari ka shpërndarë postimin e ish-banores dhe krahas shkruan: “Bëhu gati Rike Roçi se nuk përmbahem”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE