Foden rikthehet në stërvitje me Mançester Sitin

vovalbania September 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Foden rikthehet në stërvitje me Mançester Sitin

Mançester Siti ka marrë lajmin e mirë pasi Fill Foden u kthye në stërvitje të mërkurën.

Mesfushori 24-vjeçar ka munguar në tre javët e fundit për shkak të një virozë të vazhdueshme dhe ka humbur ndeshjet e Sitit me Ipsuiçin dhe Uest Hemin. Anglezi, fillimisht u emërua në skuadrën e Anglisë për ndeshjet e tyre kundër Republikës së Irlandës dhe Finlandës, përpara se të detyrohej të tërhiqej, së bashku me Kol Palmerin dhe Oli Uotkinsin.

Megjithatë, tashmë Foden, i cili ka luajtur vetëm 45 minuta këtë sezon në Premier Ligë, është rikthyer në stërvitje dhe po fiton gjendjen më të mirë fizike.

Ai u pa duke dyluftuar për topin së bashku me Mateo Kovaçiçin, i cili sapo është kthyer pas largimit një javor me Kroacinë, ndërsa Kajl Uoker u rikthye gjithashtu në fushën stërvitore pasi humbi grumbullimin me Anglinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65171 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE