Greqia paralajmëron Gjermaninë për rikthimin e kontrolleve kufitare!

vovalbania September 13, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Greqia paralajmëron Gjermaninë për rikthimin e kontrolleve kufitare!

Berlini thotë se duhet të ndalojë emigracionin e parregullt prej mbingarkimit të shërbimeve publike dhe mbrojtjen nga kërcnëimet islamiste.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu bashkua disa zërave të paralajmërimit për kancelarin Olaf Scholz kundër vendimeve unilaterale që shkelin rregullat e zonës Schengen për lëvizjen e lirë në Evropë.

Kësaj jave Gjermania njoftoi rikthimin e kontrolleve pikat tokësore të hyrjes duke nisur nga 16 shtatori, për të paktën 6 muaj prove.

“Reagimi nuk mund të anullojë në mënyrë unilateral marrëveshjen  Schengen duke i lënë barrën vendeve të tjera në kufijtë e Evropës”, tha Mitsotakis në nëj intervistë në radion greke.

Ai shtonte se një zgjidhje do të ishte “një konpromis i drejtë” mes të gjitha vendeve evropiane, për mbrojtjen e kufijve të jashtëm.

Propozimet e Gjermanisë përfshijnë gjithashtu paraburgimin e azilkërkuesve deri në procesimin e pretendimeve të tyre të azilit.

Ashpërsimi i papritur i Gjermanisë për azilin vjen pas fitores së radikalëve anti-emigracion AFD në zgjedhjet e pjesshme, si dhe rritjes së numrit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Ukraina.

“Ne do të qasemi ndaj cështjes bashkë me partnerët tanë që ata të aprovojnë ripranimin e emigrantëve në përputhje me rregullat e BE,” tha ministrja e brendshme Faeser.

Por edhe kryeministri polak Donald Tusk kritikoi idenë e rinisjes së kontrolleve kufitare dhe kërkoi konsultime me zyrtarët e vendeve të prekura, kufitare me Gjermaninë.

Njoftimi shihet gjithashtu si një tentativë për të rimarrë kontrollin e debatit të rëndësishëm elektoral të emigracionit, teksa e djathta po përfiton nga shqetësimet e vendasve për integrimin, sigurinë, shërbimeve publike dhe strehimin, shkruan rrjeti The Guardian.

Sulmet e fundit nga autorë azil-kërkues që duhet të ishin larguar nga vendi, kanë sjellë zemërim të gjerë publik mbi rregullat e pritjes së të ardhurve, që u jepet strehim e ushqim dhe e drejta për të qëndruar në vend.

Muajin e shkuar tre njerëz u vranë në një festival në qytetin perëndimor të Solingen, nga një sirian që duhet të ishte depërtuar në Bullgari, ku kishte kërkuar azil për herë të parë.

Tre muaj më parë një islamist me origjinë nga Afganistani që duhet të ishte depërtuar, vrau me thikë një oficer policie në qytetin e Mannheim.

Tensionet për çështjen datojnë që prej qeverisë së Angela Merkel që në 2015 lejoi miliona njerëz nga Siria e Iraku të hyn në vend .

Ndërsa së fundmi rreth 1 milionë ukrainas besohet se kanë marrë azil në Gjermani, në një kohë kur vendi përballej me krizë energjie dhe të kostove të jetesës.

Por ka ende dyshime si do të kryejë Gjermani kontrollet në kufirin e saj prej më shumë se  3,700km që ndan me Danimarkën, Holandën, Belgjikën, Luksembourgun, Francën, Zvicrën, Austrinë, Çekinë e Poloninë. Policia vendase ka thënë se nuk kanë burime dhe personel për procedurat e reja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65698 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE