Jennifer Lopez heq çdo gjurmë të Ben Affleck nga jeta… dhe nga trupi i saj!

vovalbania September 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jennifer Lopez heq çdo gjurmë të Ben Affleck nga jeta… dhe nga trupi i saj!

Jennifer Lopez nënshkroi më 20 gusht divorcin nga aktori Ben Affleck, 2 vite pas martesës së tyre në Georgia, ndërsa thashethemet ende vijojnë të gëlojnë për ndarjen e tyre. Tashmë, mësohet se artistja hoqi tatuazhin që i dedikohej Ben Affleck.

Ajo mbërriti në premierën e filmit “Unstoppable” me një fustan që zbuloi se nuk ka më tatuazh në bark. Më herët, Jennifer kishte bërë tatuazh në brinjë me shenjën e pafundësisë dhe tatuazhin ia dedikoi aktorit. Mirëpo duke pasur parasysh se pas dy vitesh dashurisë i erdhi fundi dhe më pas divorci, aktorja dhe këngëtarja e njohur i dha fund dashurisë së madhe duke hequr tatuazhin.

Kushdo që ka kaluar në procesin e heqjes së tatuazhit e di se mund të zgjasë gjashtë muaj deri në një vit, kështu që disa njerëz mendojnë se ky është një kombinim i laserit dhe makijazhit që ka mbuluar bojën që nuk është hequr ende përgjithmonë. Ben dhe Jennifer u rilidhën në vitin 2022 dhe në të njëjtin vit thanë “po”-në në altar.

Çifti ishte për herë të parë në një lidhje në fillim të viteve 2000, kur për shkak të presionit të publikut ata anuluan dasmën dhe u ndanë në vitin 2004. Procesi i divorcit është në vazhdim e sipër dhe çifti prej kohësh jetojnë të ndarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE