“O gore, o e shkepme, e fitove BB mi…”- Egla Ceno i reagon “shpërthimit” të Dasarës

vovalbania September 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“O gore, o e shkepme, e fitove BB mi…”- Egla Ceno i reagon “shpërthimit” të Dasarës

Egla Ceno ishte banorja që u shpall fituese e “Big Brother VIP 3” pas më shumë se tre muaj qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mirëpo kjo fitore nuk u kapërcye lehtë nga pjesa më e madhe, të cilët e quajtën të “pa merituar” apo “të vjedhur” nga aktorja.

Mes reagimeve të shumtë, më i ‘hidhuri’ ishte reagimi i gazetares Dasara Karaiskaj, e cila hapur shprehu mospëlqimin për Egla Cenon si fituese të reality show-t.

Asokohe, ajo u shpreh duke thënë mes të tjerash: “O gore, e fitove “Big Brother-in” mi. O e shkepme. Mbi ç’kritere e fitove mi, o e shkepme”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/09/InShot_20240913_191601243.mp4

Sot, 3 muaj pas deklaratës së Dasarës, ka ardhur reagimi i Egla Cenos. Kjo e fundit ka krijuar gjatë ditës së djeshme një pyetësor teksa i kërkonte ndjekësve të saj të gjenin personazhet që i kanë bërë bllok në Instagram.

Nga një listë e gjatë me emra të përmendur, një ndjekës përmend pikërisht Dasarën dhe i përmend Eglës deklaratën e saj ofenduese duke shkruar: “Dasara kukumjaçka, qe desh vdiq kur fitove ti bisha? (VIP vec ne mendjen e vet eshte ajo)”.

Mirëpo ndryshe nga Dasara, e cila foli me një urejtje të madhe ndaj Eglës, aktorja i është përgjigjur ndjekësit se “nuk e njeh” personun që i përmendën ndërsa shton më pas: “Mos i shaj gocat se gjynah”.

Ndoshta dyshja mund të ketë gjetur gjuhën e përbashkët në fshehtësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE