Për pushime? Në hapësirë! Realizohet udhëtimi i parë turistik në hapësirë nga një kompani private!

vovalbania September 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për pushime? Në hapësirë! Realizohet udhëtimi i parë turistik në hapësirë nga një kompani private!

Për herë të parë është realizuar udhëtimi turistik në hapësirë nga një kompani private, ajo SpaceX e miliarderit Elon Musk. Udhëtarët kanë qenë një miliarder dhe një inxhiniere, të cilët kanë qenë pjesë e një shëtitje në hapësirë.

Jared Isaacman dhe Sarah Gillis dolën nga anija kozmike SpaceX duke qëndruar në hapësirë për të parë planetin Tokë. Ata dolën veçmas nga anija kozmike me një diferencë kohore 15 minuta nga njëri-tjetri, sigurisht të veshur me kostumet e austronautëve të dizejnuara posaçërisht. Jared Isaacman pasi doli nga anija kozmike dhe teksa qëndronte në hapësirë, tha:

Në shtëpitë tona kemi secili shumë punë për të bërë, por nga këtu Toka duket një botë e përsosur.

Imazhet u transmetuan drejtpërdrejt duke treguar të dy udhëtarët që kishin paguar për këtë aventurë, duke dalë në hapësirë. Isaacman tha për BBC:

Është vërtetë emocionuese dhe mendoj se tregon që SpaceX nuk ka frikë t’i bëjë gjërat në një mënyrë tjetër.

Ky është udhëtimi i parë turistik në hapësirë i realizuar nga një kompani private.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE