Personazhi kryesor jeni ju, detaje të reja nga emisioni i Bora Zemanit

vovalbania September 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhuratën e parë për bebin, Sara dhe Bardhi e morrën nga Bora Zemani! (Foto)

Bora Zemani rikthehet në ekranin e Top Channel me një format të ri dhe emocionues.

Pas një periudhe shkëputjeje, ajo do të moderojë game show-in e njohur ndërkombëtarisht, “The Pyramid”.

“The Pyramid”, i krijuar fillimisht në SHBA nga Bob Stewart në vitin 1973, është një lojë televizive që ka fituar popullaritet të madh në disa vende të botës.

Shfaqja përfshin dy ekipe të përbëra nga një personazh i famshëm dhe një garues, të cilët bashkëpunojnë për të identifikuar fjalë dhe fraza brenda një kategorie të caktuar, me qëllimin për të fituar çmime të mëdha në para.

Një veçori e lojës është tabela në formë piramide, që e bën atë të dallueshme nga formatet e tjera.

Ky format ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke fituar nëntë çmime Emmy si game show më i mirë, dhe tani do të sjellë po të njëjtin entuziazëm edhe në Shqipëri, nën drejtimin e Borës.

Ky format do të sjellë një përzierje të lojës dhe argëtimit, duke sjellë në fokus shkathtësinë dhe mendjemprehtësinë e pjesëmarrësve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66284 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE