Ralf Schumacher nuk e fsheh se sa i lumtur është me të dashurin e tij!

vovalbania September 13, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ralf Schumacher nuk e fsheh se sa i lumtur është me të dashurin e tij!

Ish-piloti i Formula 1, Ralf Schumacher tronditi botën dy muaj më parë kur pranoi se ishte homoseksual. Vëllai i Michael Schumacher prej dy vitesh është në një lidhje të lumtur me partnerin e tij Etienne dhe tani kanë dhënë një intervistë të përbashkët.

“Kjo harmoni dhe ky bashkim, gjithashtu mirëkuptimi i ndërsjellë është diçka që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, tha Ralf për RTL Exclusiv. Etitiene kujtoi momentin kur ish-gruaja e Schumacher, Cora, mësoi për ta. “Kur mbërriti, më pyeti: ‘A po flini bashkë?’ Iu përgjigja qartë: ‘Po, sigurisht, jemi çift’”.

“Do të doja që Ralf të më kishte përfshirë më shumë në vendimin e tij, sepse kjo do të ishte një shenjë se ai ende më respekton. Kur e shpalli këtë, sikur më goditi me thikë në zemër. Një njohje e tillë prek gjithmonë njerëzit më të afërt, përfshirë dhe ish-gruan me të cilën ke një fëmijë.

Pas gjithë atyre viteve martese, më duket sikur i kam humbur vitet më të bukura, pyes veten nëse ka qenë ndonjëherë i sinqertë me mua dhe nëse më ka dashur ndonjëherë prandaj fjala e tij ka qenë e tillë, një betim për mua”, tha Cora dy muaj më parë. Të dy ishin të martuar për 14 vjet, në të cilat kishin një djalë, Davidin. Gjatë karrierës së tij në Formula 1, Ralf konkurroi në 182 gara dhe fitoi gjashtë herë me 27 dalje në podium. E gjithë intervista do të publikohet në RTL të dielën.

Ish-ylli i Formula 1, Ralf Schumacher, 49 vjeç tani po jeton hapur dashurinë e tij të vërtetë. Ai është shfaqur me të dashurin e tij Étienne, 34 vjeç, në një jaht në brigjet franceze të Côte d’Azur. Vëllai i ikonës së Formula 1, Michael Schumacher, e pranoi publikisht homoseksualitetin e tij për herë të parë në një postim në Instagram më 14 korrik 2024.

Michael Schumacher ishte edhe një nga sportistët më të pasur në botë. Pasuria e tij në vitin 2012, në sezonin e tij të fundit, e kaloi vlerën e 1 miliard dollarëve. Megjithatë, jeta përrallore e Michael dhe familjes së tij do të ndryshonte rrënjësisht në fund të vitit 2013. Michael u përfshi në një aksident me ski në resortin dimëror të Mirabelit, i cili i shkaktoi dëmtime të rënda në tru.

Pas trajtimit në spital, Michael u dërgua në shtëpi, në një dhomë të projektuar posaçërisht ku monitorohet 24 orë në ditë nga një ekip i specializuar mjekësh dhe infermierësh. Familja e Schumacher, me gruan e tij, Corina tani në krye, kanë bërë gjithçka për t’i ofruar atij kujdesin më të mirë të mundshëm, por edhe për ta mbrojtur atë nga sytë kureshtarë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE