CIA refuzon pretendimet e përfshirjes në ‘komplotin e vrasjes së Maduro’ pas arrestimeve në Venezuelë
Departamenti amerikan i shtetit ka thënë sot se pretendimet e komplotit për vrasjen e kreut venezuelan janë “kategorikisht të rreme”, pas arrestimit të një marinsi të SHBA dhe katër të tjerëve në Venezuelë.
CIA gjithashtu mohonte përfshirjen në komplotin e njoftuar nga Karakas për vrasjen e Nicolás Maduro pas arrestimeve të tre amerikanëve, dy spanjollëve e një çeku të shtunën.
Pretendimet u bënë në televizionin kombëtar nga ministri i brendshëm Diosdado Cabello, i cili tha se qytetarët e huaj ishin pjesë e një komploti të drejtuar nga CIA për përmbysjen e qeverisë së Venezuelës dhe vrasjes së liderit të saj. Cabello shfaqte imazhe armësh që supozohej t’u ishin konfiskuar komplotistëve të supozuar.
SHBA konfirmonte arrestimin e një ushtaraku të saj si dhe “raportime të pakonfirmuara të ndalimit të dy shtetasve amerikanë në Venezuelë”.
“Pretendimet për përfshirjen e SHBA në komplot për përmbysjen e Maduro janë kategorikisht të rreme. SHBA mbështet zgjidhje demokratike të krizës politike atje”.
Pretendimet vijnë dy ditë pasi SHBA vendosi sanksione non-grata ndaj 16 aleatëve të Maduro, të akuzuar për shkelje zgjedhore dhe të të drejtave të njeriut.
Megjtihë kritikat ndërkombëtare për zgjedhjet, gjykata e lartë e Venezuelës konfirmoi fitoren e Maduro në gusht dhe nisi akuzat e komplotit ndaj opozitarit Gonzalez, që tashmë është larguar në Spanjë prej frikës së arrestimit, shkruan The Guardian.