Dikush po e filmonte poshtë fustanit, Shakira detyrohet të largohet nga skena!

vovalbania September 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dikush po e filmonte poshtë fustanit, Shakira detyrohet të largohet nga skena!

Këngëtarja e njohur, Shakira, është detyruar të largohet nga skena pasi një person po e filmonte atë poshtë fustanit të saj teksa po performonte në skenë. Ngjarja ndodhi teksa Shakira po kërcente dhe po mahniste publikun me lëvizjet e saj.

Ndërkohë që shumë njerëz ishin të entuziazmuar dhe po e shijonin momentin, një person kishte filluar të filmonte artisten nga një kënd i papërshtatshëm, nën fustanin e saj. Në një moment, Shakira është vënë re duke tentuar ta parandalohet këtë veprim të papërshtatshëm, duke bërë përpjekje për të ndaluar personin që po filmonte. Megjithatë, përpjekjet e saj duket se nuk kishin efekt dhe ky person nuk kishte ndërmend të ndalte.

Kjo situatë ka shqetësuar këngëtaren, e cila përfundimisht ka marrë vendimin për të lënë skenën dhe për të ndërprerë performancën. Publiku, i cili kishte ardhur për të shijuar shfaqjen e Shakira-s, mbeti i zhgënjyer dhe i trishtuar nga ky incident.

Rikujtojmë se, më herët artistja e njohur Shakira foli pas gati një viti nga arritja e zgjidhjes së çështjes së mashtrimit tatimor. Ylli i popit rrëfeu për një gazetë spanjolle, Al Mundo, se ajo zgjidhi çështjen e mashtrimit tatimor kundër vetes për të mbrojtur fëmijët e saj dhe mohoi akuzat.

“E bëra për të mbrojtur fëmijët e mi dhe për të vazhduar jetën time, jo nga frika apo faji”, tha këngëtarja për median. Autoritetet spanjolle e akuzuan këngëtaren kolumbiane në vitin 2018 për mashtrimin e qeverisë me më shumë se 15 milionë dollarë taksa gjatë qëndrimit të saj në Spanjë nga viti 2012 deri në 2014-ën. Megjithatë, Shakira i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe e ka zgjidhur çështjen përpara se të shkojë në gjykatë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65169 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE