Ditëlindja e parë e Jul Dedës pa të atin! Dedikimi i ndjerë që i preku të gjithë…
Julian Deda, aktori i njohur dhe ish-finalist i “Big Brother VIP 3”, festoi dje 43-vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje është e veçantë për Dedën, pasi është e para pa praninë e babait të tij, artistit të ndjerë Zef Deda, i cili ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023.
Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, aktori shprehu emocionet e tij për këtë përvjetor të veçantë:
Ja kështu më gjeti ky 43-vjetor, me zemrën plot, por me një vend bosh. E para ditëlindje pa ty Babush, ta ndjej mungesën, sidomos sot. Por ti je me mua, je me ne, çdo ditë. Gjithsesi, familja që ti e kishe prioritet, ja ku është, e qeshur siç e deshe.
Artisti gjithashtu falënderoi të gjithë ata që i dërguan urime dhe mesazhe për ditëlindje. Ai theksoi:
Jam i mbushur me dashuri, për këtë falënderoj familjen time, e cila është frymëzimi im dhe pasuria më e madhe që kam. Një falënderim i përzemërt shkon për ju, që më dërguat qindra mijëra mesazhe urimi nga mbarë shqiptaria, dhe ma bëtë këtë ditë të paharrueshme, jua dua pafund.
Julian Deda është një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar dhe është i njohur për rolet e tij në televizion dhe teatër. Dita e tij e veçantë u shënua me shumë përkrahje dhe dashuri nga fansat dhe familjarët.