“Dritat e syve të mi”/ Endrik Beba ndan me publikun fotot e dy fëmijëve
Endrik Beba, ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, ka emocionuar ndjekësit e tij të Instagramit me një postim të veçantë ku prezanton dy fëmijët e tij, Liamin dhe Dreamin.
Përkrah fotove të postuara, këngëtari shprehu emocionet me fjalët: “Dritat e syve të mi,” duke treguar dashurinë e tij për ta.
Ndërkohë, gjatë pjesëmarrjes së tij në “BBV”, Endriku ndau detaje të dhimbshme rreth periudhës kur u detyrua të qëndronte tre vite pa parë të birin, Liamin. Djali i tij u diagnostikua me probleme serioze shëndetësore dhe u dërgua në Greqi për trajtim, ndërsa Endriku mbeti në Shqipëri për të siguruar të ardhurat e nevojshme për mjekimin e djalit.
“Kisha tre vite pa e parë Liamin. E dërguam në Greqi për kurim, sepse ishte shumë sëmurë. Për fat, pas mjekimit gjendja e tij u përmirësua,” rrëfen Endriku.
Në jetën personale, Endriku zbuloi se lidhja e tij aktuale me Klean filloi në rrethana të pazakonta. Ata u njohën në një varrim dhe pas disa bisedave, lidhja mes tyre u thellua. Ai tregon me humor se njohja e parë ishte krejt rastësore, por bisedat e mëvonshme krijuan bazën për një lidhje të fortë, që erdhi pas ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja Redina, me të cilën ka një djalë, Liamin.