Ngacmimet seksuale, revoltohet Alba Pollozhani: Po politikanët, pse s’bëjnë burg?!

vovalbania September 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngacmimet seksuale, revoltohet Alba Pollozhani: Po politikanët, pse s’bëjnë burg?!

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alba Pollozhani, ka qenë dje pjesë e panelit të “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel. Tema që u diskutua ishte rreth ngacmimeve seksuale, ku disa rrëfyen historitë e tyre personale apo të tjerë që tregun histori të të afërmve.

Teksa po flitej për ngacmimet seksuale në përgjithësi, Alba e revoltuar përmendi rastet e ngacmimeve nga politikanët dhe biznesmenët e fuqishëm.

 Ju po flisni që të denonconi disa raste të ngacmimeve seksuale që ndodhin nëpër fshatrat e Tiranës, nëpër fshatrat e Shqipërisë. Po ngacmimet që të bëjnë politikanët, biznesmenët e fuqishëm, ata si do i denoncosh?  

Ngacmimi i cilit politikan del? E atij që duan t’a heqin nga lista, fare nga pushteti. Nuk dalin denoncimet e politikanëve që duan ti mbajnë akoma në pushtet

E pyetur nga Bledi Mane nëse është ngacmuar nga ndonjë politikan dhe biznesmen, Pollozhani u përgjigj:

Unë personalisht nuk kam eksperiencë, por i kam dëgjuar shoqet dhe kushërirat e mia

Alba tregoi se ka pasur ngacmime, por jo nga rasti që ajo vetë përmendi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65171 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE