Shpërthim në Këln të Gjermanisë, një i plagosur!

vovalbania September 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthim në Këln të Gjermanisë, një i plagosur!

Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë në qendër të Këlnit, qytet perëndimor në Gjermani. Një zonë e gjerë e Hohenzollernringut, lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante është rrethuar e ka prani të shtuar policore. Raportohet për një të plagosur në gjendje të rëndë. Qytetarëve iu kërkohet të shmangin zonën përreth vendit të shpërthimit në Këln e që njihet për festat e organizuara.

#PolizeiNRW #Köln #Leverkusen
Aktueller #Einsatz
📍Im Bereich #Hohenzollernring gibt es einen größeren Polizeieinsatz.
📍Der #Hohenzollernring ist zwischen Rudolfplatz und Friesenplatz gesperrt.
❌Bitte meiden Sie den Bereich. Folgen Sie uns hier und auf Facebook für Infos. pic.twitter.com/IbZ4aNpY4f

— Polizei NRW K (@polizei_nrw_k) September 16, 2024

Shpërthimi duket të jetë shkaktuar nga një bombë e vendosur sot rreth orës 06:00 të mëngjesit, në afërsi të diskotekës “Vanity”. Personi i plagosur është punonjës pastrimi. I lënduari po mbahen nën mbikëqyrjen e mjekëve, i shtruar në spital.

Shpërthimi ka shkaktuar dëmtime në pjesën e tavanit në hyrje të objektit (diskotekës), si dhe shpërthimin e xhamave të dritareve. Faqja e internetit “Express” publikoi video nga një kamerë sigurie atje e ku shihet një person i veshur me kapuç dhe duke vendosur një çantë përpara një hyrjeje. Menjëherë pas kësaj, ndodh shpërthimi. Videoja tregon për ndonjë bashkëpunëtor tjetër. Autoritetet po hetojnë ndërsa në fund të gushtit, Gjermania u trondit nga një sulm me thikë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE