Studim/Ky medikament dëmton fetusin në shtatzëni!
Medikamentet në shtatzëni nuk janë të rekomandueshme të përdoren, përveç atyre që sugjeron vetë mjeku gjinekolog. Tilenoli është një prej medikamenteve kundër dhimbjes, për të cilin mjekët janë shprehur se është i sigurt për gratë që ta përdorin gjatë gjithë shtatzënisë. Por një studim i kohëve të fundit nga Universiteti John Hopkins tregon për një lidhje midis përdorimit të tij dhe rritjes së rrezikut për çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) dhe çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD) tek foshnja, duke forcuar gjetjet e ngjashme nga studimet e mëparshme.
Studimi ndryshon nga ata të kryer në të kaluarën, sepse përdori gjakun e kordonit kërthizor për të matur nivelet e acetaminofenit, përbërësit aktiv që gjendet në Tilenol, në vend që të mbështetet në të dhënat e vetë-raportuara. Pas testimit të gjakut nga 996 bebe, studiuesit zbuluan se të porsalindurit të ekspozuar në nivelet më të larta të acetaminofenit menjëherë para lindjes kishin tre herë më shumë të ngjarë të diagnostikoheshin me ADHD ose ASD. Ata vërejnë, megjithatë, se është e pamundur të tregohet nëse kjo ishte për shkak të kohës kur u përdor ilaçi ose arsyeja që u përdor.
Studimi gjithashtu zbuloi se, nga 996 foshnjat e testuara, të gjithë kishin acetaminofen në gjakun e tyre të kordonit kërthizor, deri në kohën kur ishin afërsisht 10 vjeç, 25.8% ishin diagnostikuar me ADHD, 6.6% me ASD dhe 4.2% me të dyja. Ndërsa këto studime kanë gjetur një lidhje, nuk kanë gjetur një marrëdhënie të saktë shkak-pasojë midis dy faktorëve dhe mjekët ende e gjykojnë Tilenolin të sigurt për t’u marrë gjatë shtatzënisë.
Ndërkaq, me barnat kundër dhembjeve me bazë ibuprofeni apo paracetamoli nevojiten rreth 30 minuta që të ndikojnë nga momenti kur i keni pirë. Për gjysmë ore, tableta zbërthehet në stomak, në mënyrë që përbërësit aktivë mund të arrijnë në gjak. Nëse ibuprofeni përdoret si bar antiinflamator, te gjendjet kronike, siç është artriti, mund të prisni zbutje të konsiderueshme të simptomave pas tri javësh. Mirëpo, nëse pini ibuprofenin, mos harroni që ai patjetër duhet të merret ose gjatë ushqimit ose drejtpërdrejt pas ushqimit.