Tanimë mund të humbni kilogramë duke parë filma horror…

vovalbania September 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tanimë mund të humbni kilogramë duke parë filma horror…

Shkencëtarët theksojnë se mund të humbni në peshë, duke qëndruar dhe shikuar film të zhanrit horror. Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit humbin 113 kalori teksa shikojnë një film horror në një kohëzgjatje prej 90-minutash.

Është zbuluar se filmat që shikuesit i mbajnë në frikë dhe panik ndihmojnë në djegien e kalorive, sepse ndikojnë në rrahjen më të shpejtë të zemrës. Për shembull, duke shikuar filmin “The Shining” mund të humbni rreth 184 kalori, ndërsa duke shikuar filmin “Jaws” humbni 161 kalori, ndërsa 158 kalori do t’i humbnit nëse shikoni filmin me titull “The Exorcist”.

“Duke shikuar filma të tillë vjen lirimi i adrenalinës të shkaktuar si pasojë e intervaleve të shkurtra të stresit apo frikës e me vetë këtë vjen deri tek shkrirja e kolorive”-thotë dr. Richard McKenzie.  Klientët e Netflix janë tmerruar së fundmi nga një film horror australian, me protagoniste aktoren Sarah Snook. “Run Rabbit Run” ka nisur të shfaqet më 28 qershor dhe pas dy ditësh kanë nisur ankesat e atyre që e kanë parë, që e cilësojnë shumë rrënqethës.

“Po shikoj “Run Rabbit Run” dhe po më pushonte zemra. E ndalova në gjysmë”,-shkruan një përdorues i Twitter. Një tjetër shton: “Po më rrënqeth ky film…”. Ndërsa shumë të tjerë patën ankesa për mënyrën se si përfundon filmi “Run Rabbit Run”. Në përgjithësi adhuruesit e filmave horror analizojnë çdo detaj të filmit, janë studentë të shkëlqyer dhe teoritë pse dikush ngjit shkallët me vrap pa mbyllur derën kryesore janë domethënëse për ta.

Ka disa arsye pse fansat e filmave horror janë më inteligjentë se të tjerët. Këta persona me shumë mundësi gëzojnë njohuri nga të gjitha fushat, nuk kënaqen nga klishetë dhe i shijon më shumë ajo që është e re dhe aspak e zakonshme. Në përgjithësi, kanë interesa të larta. Skenat horror që jepen në film, u zgjon këtyre njerëzve hobi të reja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63924 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE