Tirana nuk di të fitojë, Ilir Daja debuton me sukses tek Dinamo
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Tirana nuk di të fitojë, Ilir Daja debuton me sukses tek Dinamo](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/09//tirana-nuk-di-te-fitoje-ilir-daja-debuton-me-sukses-tek-dinamo.jpg)
Java e pestë e Superiores uli siparin mbrëmjen e sotme ku nuk munguan surprizat. Dinamo arriti të merrte 3 pikë të arta ndaj Skënderbeut falë fitores 2-1 në “Elbasan Arena”. Triumfi i parë i Ilir Dajës në krye të dinamovitëve këtë sezon, ndërkohë që Skënderbeu duket se po prek fundin me 4 pikë në 5 javë.
Dy duelet e tjera të ditës së sotme u mbyllë në barazim. Ecuri për rekord e Tiranës që në 5 javë kanë siguruar 5 barazime. Bardheblutë nuk arritën të marrin më shumë se një pikë ndaj Elbasanit në “Arena Kombëtare”, teksa barazuan 1-1. Madje miqtë shpërdoruan edhe një penallti në kohën shtesë. Po sot, Partizani është ndalur në barazim për të dytën ndeshje radhazi, teksa la pikë në fushën e Laçit ku shifrat përfundimtare ishin 1-1. Ndërkohë për sa i përket kreut, Vllaznia dhe Egnatia kryesojnë me pikë të barabarta. Në ndjekje të dy kryesuesve janë vënë Elbasani dhe Partizani me 8 pikë. Tabela mbyllet me Laçin me 2 pikë.
JAVA E PESTË:
DJE:
TEUTA-VLLAZNIA 1-2
EGNATIA-BYLIS 4-0
SOT:
LAÇI-PARTIZANI 1-1
DINAMO-SKËNDERBEU 2-1
TIRANA-ELBASANI 1-1