Aksident i rëndë në Dibër, 16-vjeçari përplas me makinë një fëmijë të mitur!

vovalbania September 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident i rëndë në Dibër, 16-vjeçari përplas me makinë një fëmijë të mitur!

Një 16-vjeçar me inicialet A.K. është vënë në pranga nga policia pas një aksidenti në Dibër.

Rreth orës 18.00,  në lagjen Kamen, 16-vjeçari përplasi një të mitur me automjet dhe më pas u largua nga vendngjarje, por më pas u ndalua nga polica dhe u vu në pranga.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë: 

Dibër/Përplasi me automjet një fëmijë të mitur,  dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe shoqërohet në Komisariat drejtuesi i automjetit.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur  rreth orës 18.00,  në lagjen Kamen, ku u përplas një fëmijë i mitur, shërbimet e Policisë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit A.K., 16 vjeç.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64090 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE