Akuzat e Feros për rrëmbimin e vajzës, gjykata nis hetimin ndaj Arbenitës

vovalbania September 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzat e Feros për rrëmbimin e vajzës, gjykata nis hetimin ndaj Arbenitës

Prokuroria Themelore në Gjilan ka hapur hetime ndaj Arbenita Ismajlit, ish-bashkëshortes së reperit të njohur kosovar Fero, pas akuzave për shkelje të urdhrave gjyqësorë.

“Ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të veprës penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i rast është inicuar me datën 16 Gusht 2024.

Çështja, e cila është në hetim që nga 16 gushti 2024, ka të bëjë me dyshimet e Feros se Arbenita ka nxjerrë pasaportë të falsifikuar për vajzën e tyre dhe ka udhëtuar jashtë vendit pa lejen e tij.

Në një intervistë për “Kosova Today”, Fero ka treguar se vajza e tyre ka udhëtuar në disa vende, përfshirë Greqinë dhe Turqinë, pa miratimin e tij.

Ai pretendon se pasaporta e përdorur nga Arbenita është e falsifikuar dhe ka kërkuar nga Qendra për Punë Sociale dhe organet e rendit të ndërhyjnë për ta ndaluar këtë situatë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64092 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE