Një diplomë vlen sa një çantë Louis Vuitton? Detaje të reja nga skema e mashtrimit mbi diplomat false!

vovalbania September 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një diplomë vlen sa një çantë Louis Vuitton? Detaje të reja nga skema e mashtrimit mbi diplomat false!

Hetimet e Guardia di Finanza (GDF) kanë zbuluar një skemë mashtrimi të organizuar nga administratorët e Universitetit Wisdom në Tiranë, të cilët shpërndanin diploma false për studentë në Itali. Dy administratorët, Savino Cianci dhe Lucia Catalano, janë arrestuar si pjesë e një operacioni të gjerë që ka zbuluar një rrjet të gjerë të falsifikimit të diplomave.

Sipas përgjimeve të siguruara nga GDF, ka dalë në dritë se Shqiponja Telhaj, një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, ishte përfshirë në këtë skemë korruptive. Telhaj, e cila në atë kohë drejtonte Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), është akuzuar për marrjen e një çante Louis Vuitton me vlerë 1200 euro, e cila i ka hapur rrugën akreditimit të Universitetit Wisdom në Shqipëri.

La Repubblica raporton se në dosjen e hetimit thuhet se:

Kapitulli 101 KATALANO Lucia-CIANCI Savino për krimin p. dhe fq. jepini a1tt. 110-318-322-bis c.p. sepse për ushtrimin e funksioneve të saj si Presidente e Këshillit të Akreditimit të ASCAL, organ qeveritar i Qeverisë Shqiptare, që korrespondon me aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procesit të akreditimit të Universitetit Wisdom, gjatë një darke, Shqiponja Telhaj, një zyrtare publike e investuar me funksione të ngjashme me ato të zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, i dha Aquila-Shqiponja Telhaj, një çantë femrash të markës Louis Vuitton me vlerë 1200.00 euro më 03.08.2022.

Agjencia ASCAL është një organ qeveritar i emëruar drejtpërdrejt nga kryeministri, dhe Telhaj kishte përgjegjësinë për të mbikëqyrur procedurat e akreditimit për universitetet në Shqipëri.

Në qendër të skemës së diplomave të falsifikuara ishin Savino Cianci dhe Lucia Catalano, të cilët me premtimin për të transformuar Universitetin Wisdom në një qendër ekselence, krijuan një rrjet të gjerë mashtrimesh në Itali dhe Shqipëri. Ata janë tashmë të arrestuar, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tyre italianë.

Ky skandal është një reflektim i asaj që kritikohet si dështimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të luftuar fenomenin e diplomave false. Rama kishte nisur një fushatë për të luftuar universitetet që lëshonin diploma fallco pas vitit 2013, por tani duket se zyrtarët e emëruar drejtpërdrejt prej tij në poste të rëndësishme në arsim janë të përfshirë në skema korruptive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE