Policia: Kujdes me aplikacionin “PLINKO”, hakerat futen në llogaritë bankare
Përmes një komunikate zyrtare, Policia e Shtetit u është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje që të tregohen të kujdesshëm gjatë përdorimit të aplikacionit “Plinko”. Sipas edhe komunikatës së bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ky paralajmërim vjen pasi kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para.
Policia sqaron se për ta bërë të besueshme po përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, por që në fakt është mashtrim.
Sipas policisë, ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.
Njoftimi i policisë:
”Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë përdorimit të aplikacionit “Plinko”. Kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para.
Për ta bërë të besueshme, përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është mashtrim.