U përfshi në një aksident të rëndë, biznesmeni i njohur shqiptar tregon gjendjen e tij: Kam humbur shikimin në njërin sy…

vovalbania September 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përfshi në një aksident të rëndë, biznesmeni i njohur shqiptar tregon gjendjen e tij: Kam humbur shikimin në njërin sy…

Biznesmeni i njohur shqiptar, Kristian Boçi, ka reguar për herë të parë pasi është përfshirë në një aksident të rëndë para disa ditësh në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.

Ai ka humbur kontrollin e automjetit, duke goditur barrierat anësore të rrugës dhe përfunduar në një kanal. Siç e ka konfirmuar dhe vetë ai, në momentin e aksidentit Boçi ka qenë në makinën  tip ‘Benz’, së bashku me dy fëmijët e tij të mitur.

Sot më anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, Boçi ka bërë me dije se fëmijët e tij kanë shpëtuar pa lëndime të rënda dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai që ka pësuar dëmtime të rënda ka qenë vetë biznesmeni, i cili tha se ka humbur shikimin në syrin e majtë.

“Faleminderit për të gjitha urimet. Zotit i qofsha falë, vërtet kam humbur shikimin në të majtin, por  gjithmonë është shpresa se do të më rikthehet. Falenderoj zotin që më ka ruajtur dy fëmijët dhe ata janë mirë. Faleminderit për çdo mesazh, e kam të pamundur t’ju kthej. Si shëndeti nuk ka, të shtjerat shkojnë e vijnë. Faleminderit mjekëve dhe gjithë juve”, shprehet ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE