Kosovë, BERZH-i dhe BE-ja investojnë në energji të rinovueshme!
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka nisur në Kosovë linjën e re të kredisë për bankat vendase për kreditim të mëtejshëm të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në kuadër të programit SME Go Green, me mbështetjen e BE-së.
Përmes këtij programi bizneset do të kenë mundësi për investime në ekonominë e gjelbër, duke përfshirë investimet me eficiencë energjetike, energji të rinovueshme dhe eficiencë të resurseve duke kontribuar në reduktimin e gazeve serrë.
Duke e cilësuar si një projekt të rëndësishëm për BERZH, Sergiy Maslichenko, shef i BERZH-it në Kosovë, Projekti Go Green është një instrument qenësor për investimet në energjinë e rinovueshme në Kosovë.
Ai theksoi se si BERZH e ka ndihmuar shumë Kosovë për të krijuar pavarësi dhe siguri energjetike.
Ne po ashtu financojmë energjinë e rinovueshme dhe me aq sa e di unë rreth 50 mgw të projekteve që kemi ofrua përmes këtij programi dhe si BERZH jemi efektiv në projekte të mëdha në fermat e erës prej 150 mgw. Mendoj se kemi kontribuar mjaftë shumë në pavarësinë energjetike të Kosovës dhe sigurinë energjetike dhe mendoj se ky është një program unik meqë është kombinimi i parave natyrë e huave komerciale përmes këtyre granteve që jepet nga BE. Për BERZH-in ky është programi kryesor tani për tani për ofrimin dhe kanalizimin e fondeve përmes bankave komerciale që të arrijnë sa më shumë klientë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se programi SME Go Green mundëson qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të mesme e të vogla. Rizvanolli ndër të tjera vuri në dukje se tashmë Kosova po punon drejt një të ardhme të gjelbër e nuk ka kthim prapa.
Johannes Stenbak Madsen, shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian theksoi se janë të përkushtuar ta ndihmojnë ekonominë kosovare drejtë energjisë së rinovueshme. Ai tha se programi SME Go Green synon t’i ndihmoj bizneset në Kosovë në reduktimin e ndotjes dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Si pjesë e këtij programi, BE-ja ka investuar 6 milion euro për të dhënë grante apo 50% e huas për të marr një nga bankat partnere lokale dhe tri asistenca teknike për teknologji të re dhe përmirësimet e kapaciteteve. BE është e përkushtuar për të përmirësuar përkrahjen e drejtpërdrejtë për bizneseve dhe duke parë të ardhmen dua t’iu njoftoj se kjo iniciativë për përkrahjen e bizneseve në Kosovë do të vazhdoj nën ombrellën e programit rajonal të BE.
Po ashtu ofrojmë NMV në Kosovë një mundësi unike për të përfituar prej një iniciative më të re nga BE dhe BERZH që është SME Go Green. Financimi nga ky program do të jetë plotësisht në sjelljen e atyre ekonomike dhe avancimin e energjisë eficiente dhe energjisë së rinovueshme.