Qyteti evropian që ndalon reklamat e naftës dhe benzinës!

vovalbania September 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qyteti evropian që ndalon reklamat e naftës dhe benzinës!

Në një lëvizje të paprecedentë, një qytet ka miratuar një ligj që ndalon reklamat për produktet dhe shërbimet që rrjedhin nga lëndët djegëse fosile. Bëhet fjalë për qytetin holandez të Hagës dhe ndalimi përfshin reklama që promovojnë benzinë ose naftë, fluturime dhe lundrime. Ligji do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2025. Për këtë lloj praktike është folur në Evropë prej disa kohësh, por Haga u bë qyteti i parë që në fakt përdori legjislacionin vendas për ta përkthyer atë në një rregull që të gjithë duhet ta respektojnë.

Vendimi u mor pas thirrjes së vitit të kaluar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres për të vendosur ndalime, siç u bë për duhanin. PHaga ka bërë një hap të madh në promovimin e politikës “të gjelbër” të klimës. Sipas një studimi, vdekjet e shkaktuara nga nxehtësia në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, në vendet e Evropës Jugore si Italia, Greqia dhe Spanja.

Një studim i botuar në revistën Lancet Public Health zbuloi, se numri i vdekjeve do të rriten si pasojë e temperaturave të larta dhe madje mund të përshpejtohet ndërsa më shumë njerëz plaken dhe janë më të prekshëm ndaj temperaturave të rrezikshme.

Me ngrohjen globale, rritja e vdekjeve nga nxehtësia do të tejkalojë ndjeshëm uljen e vdekjeve nga të ftohtit, u shprehën studiuesit. Sipas studiuesve rezultatet sugjerojnë se ndryshimi i klimës mund të paraqesë “sfida të paprecedentë” për sistemet e shëndetit publik , veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE