“Sa njerëz ke bërë të qajnë?”, Erjona Rusi paralajmëron Blendi Salajn: E ke radhën ti…
Moderatorja e “S’e Luan Topi”, Erjona Rusi, ishte sot e ftuar në “Wake Up” ku iu përgjigj akuzave të moderatores, Kostana Morava që bëri një ditë më parë kundrejt saj. Kjo e fundit pretendon se intervista e saj e dhënë për emisionin e Rusit, është abuzuar titulli dhe është tjetërsuar.
Pasi Erjona hodhi poshtë akuzat e Moravës, shtoi se askush nuk mund të cenojë emisionin “S’e Luan Topi”.
Aty ku nuk e pranoj dhe nuk e mirëkuptoj fare është sulmi ndaj emisionit, fakti që po u thotë të ftuarve ‘mos shkoni tek ai emision’. As ajo dhe askush tjetër nuk guxon të cenojë emisionin se bëhet një punë kolosale. Çdo i ftuar respektohet në mënyrën maksimale dhe gjysma e të ftuarve kur përfundojnë intervistën thonë ‘është intervista më e bukur e jetës sime’. E kanë thënë aty në studio, nuk ma kanë thënë mua te veshi. Bëhet një punë e jashtëzakonshme me një staf fantastik që të gjithë përpiqen që të kënaqet i ftuari. Padyshim duke prekur edhe dhimbjet e tyre, e jetës së tyre, edhe momentet e vështira që janë të sikletshme edhe për ne. Por që bëhet maksimalja dhe nuk guxon njeri të cenojë ‘S’e Luan Topi. Unë do vazhdoj punën me shumë dashuri, me shumë respekt për të gjithë të ftuarit që vijnë në atë program, Top Channel jo e jo, është shumë i madh
Sipas saj, nuk është e lehtë që të dalësh dhe të tregosh momente të vështira të jetës personale.
Dikush ka humbur dikë, dikush është përballur me ngacmime seksuale. Ka drama nga më të ndryshmet
Ndërkohe e pyetur nga Blendi Salaj se sa njerëz ka bërë të qajnë në emisionin e saj, Erjona u shpreh:
Nuk është qëllim në vetvete. Do qash edhe ti Blendi kur të vish, së shpejti
Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi që kanë qenë të ftuara në emision, u shprehën se kanë qarë të dyja.
Kur je aty bëhet një lëmsh emocional. Kur hy thua ‘s’kam për të qarë, më vër ça të duash se kam qarë boll nuk do qaj më’. Po kalojnë 5 sekonda dhe qan…