Zyrtare, Stefano Pioli emërohet trajneri i ri i Al Nassr: ndikimi direkt edhe në llogaritë e Milanit!

vovalbania September 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zyrtare, Stefano Pioli emërohet trajneri i ri i Al Nassr: ndikimi direkt edhe në llogaritë e Milanit!

Tani është zyrtare: Stefano Pioli është trajneri i ri i Al Nassr. Trajneri italian ndërpreu kontratën që e lidhte me Milanin edhe per 1 vit dhe më pas kaloi në Arabinë Saudite, te skuadra e Cristiano Ronaldos. Me klubin saudit ai nënshkroi kontratë deri në vitin 2026 (me opsion për një sezon tjetër) me vlerë 12 milionë euro neto, përfshirë bonuset.

PIOLI IS NASSRAWI🔥💛
We welcome Stefano Pioli as our new coach 🤩
pic.twitter.com/qNnmZU7nyQ

— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) September 18, 2024

Ndryshimi në pankinë ka të bëjë edhe me Milanin, një klub me të cilin Pioli ishte ende i lidhur me një marrëveshje që skadon më 30 qershor 2025. Trajneri ishte liruar nga detyrat e tij për t’i lënë vend Paulo Fonseca-s, por zyrtarisht ai ishte ende nën kontratë te klubi kuqezi. Tani, me këtë marrëveshje të re, marrëdhëniet janë ndërprerë përfundimisht.

Por si do të ndikojë kjo lamtumirë në llogaritë financiare te Milanit? Pioli ishte i lidhur me kuqezinjtë me një marrëveshje me vlerë 4 milionë euro neto në sezon, shifër që përkthehet në 7.4 milionë euro bruto. Në 2024/25, Milani i pagoi trajnerit rrogën e parë të dy muajve e gjysmë, për këtë arsye kursimi – krahasuar me sezonin e kaluar – duhet të arrijë në pak më shumë se 5.8 milionë euro bruto.

Megjithatë, shifra do të jetë pak më e ulët, sepse klubi do t’i paguajë Piolit edhe një pagesë minimale të largimit (shuma e së cilës do të dihet vetëm përmes bilancit) dhe që ishte rënë dakord tashmë mes palëve në momentin e ndarjes mes partitë majin e kaluar.

Kjo do te thote se Milani do te perfitoje te pakten rrogen edhe ne rast se  shkarkon Fonseca per ta paguar dhe per te marre nje trajner te ri ne drejtimin e ekipit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE