Japonia ‘dështon’ në barazinë gjinore, vetëm 13 gra në poste drejtuese në 1600 kompani!

vovalbania September 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Japonia ‘dështon’ në barazinë gjinore, vetëm 13 gra në poste drejtuese në 1600 kompani!

Edhe pse kishte shpallur një fushatë për të rritur numrin e grave në postet drejtuese, Japonia mbetet shumë pas sa i takon barazisë gjinore. Një sondazh i vitit 2023 ka zbuluar se në Japoni vetëm 13 gra janë drejtoresha të përgjithshme nga 1643 kompani të rëndësishme që ekzistojnë në vend.

Agjencia e lajmeve Kyodo që ka realizuar studimin thotë se këto të dhëna tregojnë përparimin e ngadaltë të Japonisë për të rritur numrin e grave në postet vendimmarrëse. Japonia kishte shpallur si synim që deri në fund të dekadës 30% e pozicioneve drejtuese të mbaheshin nga gratë. Mirëpo të dhënat aktuale tregojnë për një përparim tepër të ngadaltë. Megjithatë, studimi ka zbuluar gjithashtu se në vitet e fundit gratë në Japoni janë emëruar në poste të rëndësishme dhe të spikatura, duke u dyfishuar në krahasim me 5 vite më parë.

Rikujtojmë se, numri i njerëzve në Japoni që janë mbi 100 vjeç ka arritur një rekord të ri, duke tejkaluar 95,000, sipas shifrave të fundit të publikuara nga qeveria japoneze. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 1 shtator, në Japoni jetonin 95,119 individë mbi 100 vjeç, që përbën një rritje prej 2,980 në krahasim me vitin e kaluar. Nga këta, 83,958 janë gra dhe 11,161 janë burra.

Këto të dhëna theksojnë krizën demografike që po përballet Japoni, e cila është ekonomia e katërt më e madhe në botë. Plakja e popullsisë dhe tkurrja e saj janë bërë shqetësime të mëdha për të ardhmen ekonomike të vendit.

Për më tepër, të dhënat e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve tregojnë se në vitin 2024, rreth 36.25 milionë japonezë do të jenë mbi 65 vjeç, duke përfaqësuar 29.3% të popullsisë totale, një nivel rekord. Këto shifra nënvizojnë sfidat e mëdha për sistemin shëndetësor dhe ekonomik të vendit për të përballuar një numër në rritje të të moshuarve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65806 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE