Karriera e David Schwimmer do të merrte një tjetër kthesë, nëse do të kishte pranuar të luante në këtë film…
Aktori i njohur David Schwimmer mendon se do të ishte një “yll i madh filmash” nëse nuk do ta kishte refuzuar rolin në një projekt specifik kinematografik. Bëhet fjalë për filmin “Men in Black”, ku luan Will Smith dhe Tommy Lee Jones.
Schwimmer, i cili luajti në serialin e njohur dhe shumë popullor “Friends”, deklaroi se ende nuk e di nëse “bëri zgjedhjen e duhur” kur refuzoi një ofertë për të luajtur në filmin e vitit 1997. Por, vuri në dukje se karriera e tij ‘do të kishte marrë një trajektore krejt tjetër’, nëse nuk do ta kishte injoruar atë film.
Schwimmer e pranoi se ishte përballur me vendimin deçiziv ku ose të luante për “Men in Black”, ose të drejtonte filmin e tij të parë gjatë një pushimi nga programi i xhirimeve të “Friends” dhe në fund zgjodhi këtë të fundit. Duke folur në podcastin e “Origins With Cush Jumbo”, ai tha:
Ishte një vendim brutal. Unë jam vërtet i vetëdijshëm, “Men in Black” do të më kishte bërë një yll të madh filmi. Nëse shikoni suksesin e atij filmi dhe atij ekskluziviteti, karriera ime do të kishte marrë një trajektore shumë ndryshe.