Mori një fëmijë të mitur në krahë dhe tentoi të largohej, 57-vjeçarja shoqërohet në Komisariat

vovalbania September 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mori një fëmijë të mitur në krahë dhe tentoi të largohej, 57-vjeçarja shoqërohet në Komisariat

Gruaja e cila ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç dhe ka tentuar që të largohet nga një market në Tiranë, është identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat.

Sipas policisë, ajo dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda një marketi një shtetase ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish, ju njoftojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal.

Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE