Zbardhet dëshmia e 57-vjeçares që tentoi të rrëmbente dy-vjeçaren në një supermarket

vovalbania September 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbardhet dëshmia e 57-vjeçares që tentoi të rrëmbente dy-vjeçaren në një supermarket

Është zbardhur dëshmia e 57-vjeçares, e cila tentoi të merrte një fëmijë 2-vjeçar në një market në Tiranë.

Ajo ka deklaruar se po luante me fëmijën në prani të nënës së tij, duke i dhënë një çokollatë para se të dilte jashtë. Ajo ka këmbëngulur se nuk kishte qëllime për të rrëmbyer fëmijën.

Ngjarja ndodhi në Rrugën e Barrikadave, ku gruaja mori në krahë të miturin dhe më pas u rikthye në market.

Policia e ka shoqëruar dhe dyshon se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet e rastit janë dërguar në Prokurori për procedim penal për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, mbetur në tentativë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64127 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE