Tifoz besnik i bardhebluve, Tirana nderon me homazhe ish-deputetin Gerti Bogdani

vovalbania September 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tifoz besnik i bardhebluve, Tirana nderon me homazhe ish-deputetin Gerti Bogdani

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, ka nisur me një nderim special, për debutetin e ndjerë, Gerti Bogdani, i cili humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak.

44-vjeçari ishte një tifoz besnik i bardhebluve, ndaj edhe klubi i Tiranës, vendosi që para sfidës ndaj Partizanit, të nderonte deputetin e ndjerë, duke vendosur lule pranë fotos së Bogdanit të vendosur në një pjesë të stadiumit.

Edhe pse jeta e tij nuk ishte e gjatë, në ato vite që ai u angazhua në politikë, la gjurmë që do të kujtohen gjatë në historinë e Partisë Demokratike dhe jo vetëm.

Në 2007 ai fitoi garën e parë elektorale të tij në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u zgjodh kryetar i Minibashkisë numër 10 në Tiranë, e cila ishte dhe lagjja e tij ku u rrit.

Ai veshi për herë të parë xhaketën e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009, mandat të cilin e rinovoi edhe në garën elektorale të 2013.

Paralelisht me mandatin e ligjvënësit ai drejtoi Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Baba i dy vajzave dhe bashkëshort i aktivistet Edlira Çepani, Gerti Bogdani vitet e fundit ishte tërhequr nga politika aktive, për sfida të reja, të cilat u ndërprenë në mes për shkak se zemra e tij pushoi së rrahuri para kohe për nga një arrest kardiak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE