Më të dashuruar se kurrë, Blerta Celibashi nuk fshihet më, poston foton e parë krah Princ Lekës
Prej muajsh tanimë një ndër lajmet më të përfolura është roamanca e Princ Lekës me fotografen, Blerta Celibashin. Shumë foto të kapura fshehur nga paparacët e qytetarët deri më sot janë bërë publike nëpër media, por deri më tani asnjë foto nuk ishte postuar nga vetë çifti.
Epo së fundmi Blerta dhe Princi kanë udhëtuar drejt New Jerseyt ku dhe kanë marrë pjesë në një darkë gala në Carpathia West Estate. Mbrëmja ka qenë e dedikuar forcimit të lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptare dhe atyre amerikanë, duke nxitur bashkëpunim dhe mbështetjen për kauza bamirësie.
E sigurisht në këtë event të rëndësishëm Blerta ka vendosur që të shoqërojë partnerin e saj dhe për herë të parë të publikojë dhe një foto krah tij në “Instagram”. Fotografja ka ripostuar një video ku në fund të saj shfaqet e lumtur krah Princit.
Ky i fundit mban veshur një kostum të zi elegant, ndërsa Blerta ka zgjedhur që të veshë një fustan të zi, të kombinuar me taka dhe varëse me perla.
Epo, ndonëse deri më tani nuk kishim më dyshime për lidhjen e tyre, me këtë post që Blerta ka bërë ja ka vënë vulën njëherë e mirë që: Po, Princi dhe ajo janë bashkë dhe më të dashuruar dhe të lumtur se asnjëherë më parë!