Rikthimi i Marina Vjollcës në Top Channel, vëmendje merr komenti i Sara Hoxhës
vovalbania
September 24, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Pak ditë më parë bëmë të ditur se Marina Vjollca do të rikthehet në “Top Channel” për të marrë drejtimin e emisionit “Për Shqiptarët” krah Elvis Naçit.
Lajmi është bërë zyrtar ditën e djeshme nga televizioni “Top Channel”. Marina do të jetë në ekran çdo të premte në orën 21:00 si moderatore e emisionit “Për shqiptarët”.
Sigurisht rikthimi i Marinës në shtëpinë e saj të parë mediatike ishte i bujshëm e u prit me shumë mbështetje nga kolegët e saj, ndërsa vëmendjen e mori edhe komenti i producentes Sara Hoxha.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka shpërndarë promon e emisionit “Për shqiptarët” ndërsa shkruan: “Mirë se u ktheve në shtëpi @marinavjollca”