“Ka pasur hatërmbetje nga ana e tij”/ Këngëtarja zbulon zënkën me Flori Mumajesin

vovalbania September 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ka pasur hatërmbetje nga ana e tij”/ Këngëtarja zbulon zënkën me Flori Mumajesin

Shkurte Gashi ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Prive”, ku u shfaq me bashkëshortin e saj, Albert Limanin, dhe fëmijët.

Gjatë intervistës, Gashi ka ndarë detaje për jetën e saj si nënë, marrëdhënien me bashkëshortin dhe lidhjet me figura të njohura të muzikës si Shyhrete Behluli.

Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen ishte zbulimi i një keqkuptimi me këngëtarin dhe producentin Flori Mumajesi.

Ajo tregoi se mungesa e komunikimit për një ngjarje familjare të Mumajesit kishte sjellë hatërmbetje nga ana e tij. Gashi shpjegoi se nuk ishte në dijeni të asaj ngjarjeje dhe për këtë arsye nuk ishte lajmëruar në kohë.

“Ai njeri le që më po më mungon mu, po besoj po i mungon krejt Shqiptarisë. Besoj se ai është lodh dhe ka nevojë me pushu, uroj shumë shpejt rikthimin e tij. Pse jo të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, unë kam shumë projekte te Flori.

Nuk kam pas kontakt prej ditëlindjes së Brunos, nuk jemi taku më, nuk ka ndonjë arsye të madhe. Unë nuk jam lajmëru për një rast familje që ai ka pas, unë nuk e kom ditë dhe të betohem që nuk e kam ditë. Unë nuk e kam telefonu, ka pasur hatërmbetje nga ana e tij,” tha Gashi.

Ajo e përmbylli me një urim për shëndetin dhe suksesin e Mumajesit, duke vlerësuar rëndësinë e tij në skenën muzikore shqiptare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64239 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE