Kiara Tito flet për eksperiencën në “Big Brother VIP Albania”

vovalbania September 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E bujshme/ Kiarës dhe Luizit i besohet drejtimi i “Big Brother VIP”?

Kiara Tito, e ftuar në “Pardon My French”, ka ndarë përvojën e saj nga pjesëmarrja në “Big Brother VIP Albania 2”, një rrugëtim që i solli jo vetëm sukses profesional, por edhe ndryshime të mëdha në jetën personale.

Në shtëpinë e BBV, Kiara krijoi një lidhje me Luiz Ejllin, fituesin e edicionit, dhe sot ata kanë një vajzë që, sipas Kiarës, u ka ndryshuar jetën.

Gjatë intervistës, Kiara reflektoi mbi sfidat e përjetuara gjatë kohës brenda shtëpisë së BBV dhe jashtë saj, duke e përshkruar si një periudhë të vështirë dhe të mbushur me presion, sidomos nga mediat.

Megjithatë, ajo theksoi se përvoja ia vlejti dhe se është një eksperiencë që do ta bënte sërish.

Kiara e përmbylli duke thënë se pavarësisht vështirësive, fundi i lumtur që arriti e bën çdo sakrificë të vlefshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64235 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE