Merr tjetër kthesë drama Fero-Arbenita — deklarata e papritur e avokates së modeles

vovalbania September 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Merr tjetër kthesë drama Fero-Arbenita — deklarata e papritur e avokates së modeles

Drama mes reperit Fero dhe modeles Arbenita ka marrë një tjetër kthesë pas deklaratave të fundit në lidhje me kujdestarinë e vajzës së tyre.

Fero pretendoi se vajza e tij ishte rrëmbyer dhe se nuk dinte vendndodhjen e saj, por pak më vonë njoftoi në rrjetet sociale se kishte marrë kujdestarinë. Megjithatë, pala e Arbenitës e ka kundërshtuar këtë pretendim.

Avokatja e Arbenitës, Blinera Osmani, ka sqaruar për “Telegrafin” se kujdestaria e vajzës nuk i është marrë klientes së saj, pasi vendimi i marrë nga Fero është kundërshtuar në gjykatë.

Ajo theksoi se vendimi për mbrojtje emergjente, i kërkuar nga Fero, nuk është përfundimtar dhe mbrojtja e Arbenitës është duke pritur vendimin përfundimtar të gjykatës mbi këtë çështje.

Sipas avokates Osmani, dokumentet dhe kundërshtimi për vendimin janë dorëzuar brenda afatit ligjor, dhe tashmë presin vendimin e gjykatës për të qartësuar situatën e kujdestarisë së vajzës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64239 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE