Vranësira dhe shira lokalë, parashikimi i motit për sot

vovalbania September 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vranësira dhe shira lokalë, parashikimi i motit për sot

Territori shqiptar mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë vranësira dhe shira të dobët dhe lokalë, ku më të dukshme shirat do të jenë në dy ekstremet veri dhe Jug të territorit. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të dukshëm të situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit duke lënë më vranësira dhe shira të izoluar vetëm zonat malore verilindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi sërish Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65827 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE