Karakteristikat e personave që rriten në familje me të ardhura të ulëta
Shpesh fëmijëria apo vitet e hershme të jetës luajnë rol të rëndësishëm në formimin e karakterit të njerëzve.
Fëmijët e familjeve me të ardhura më të vogla kanë disa karakteristika që i veçojnë nga fëmijët që janë rritur në luks, shkruan Times of India.
Vlerësojnë më shumë përjetimet jetësore sesa të mirat materiale
Në vend se të shpenzojnë para në gjëra luksoze, njerëzit të cilët kanë pasur fëmijëri më modeste, preferojnë të vlerësojnë eksperiencat e ndryshme jetësore si për shembull, kalimi i kohës me personat e afërt apo familjarët dhe shikimi i ndonjë filmi të mirë së bashku në shtëpi. Këta njerëz pasuri e konsiderojnë familjen e shëndetshme dhe të lumtur.
Janë më të vëmendshëm kur bëhet fjalë për shpenzimet
Fëmijët që janë rritur duke pasur të ardhura më të vogla janë mësuar t’i shohin prindërit të punojnë shumë e të ruajnë të holla në mënyrë që ta rrisin familjen duke mos bërë shpenzime të panevojshme qysh në fëmijëri. Kur këta fëmijë të arrijnë moshën madhore, shpesh kanë tendencë që të kenë buxhet për çdo ngjarje që planifikojnë dhe besojnë në fuqinë e kursimit afatgjatë të të hollave. Janë mjaft të përgjegjshëm dhe kanë mjaftueshëm të holla, të cilat i menaxhojnë mjaft mirë.
Janë më të përgjegjshëm në të gjitha aspektet jetësore
Fëmijët e familjeve modeste, shpesh mund t’i kenë ndihmuar prindërit apo vëllezërit e tyre përmes punës apo kontribuimit financiar që nga mosha e hershme. Kjo gjë i bën ata më të përgjegjshëm në shumë sfera të jetës qysh herët. Sipas një studimi që ishte publikuar në Journey of Poverty, njerëzit që janë rritur në familje me të ardhura të pakta kanë më shumë gjasa që të punësohen e të punojnë për orë më të gjata, krahasuar me ata që vinin nga familje më të pasura.
Janë më të qëndrueshëm e më të gjindshëm në jetë
Personat që janë rritur në familje me të ardhura të vogla mund të kenë përjetuar realitetin e hidhur të jetës në moshë të hershme, ose për shkak të problemeve financiare, ose për shkak të disa gjërave të caktuara që nuk mund t’i kryenin për shkak të çështjeve financiare. Sidoqoftë, eksperiencat e tilla hyjnë në formimin e përgjithshëm të personalitet të tyre dhe i bën më të qëndrueshëm e më të gjindshëm në situata të ndryshme në jetë. Kjo gjë i bën që të fokusohen e të punojnë më shumë për të arritur qëllimet që kanë.
Ata vlerësojnë gjërat e thjeshta
Njerëzit që kanë qenë pjesë e familjeve me më pak të ardhura materiale, vlerësojnë gjërat e thjeshta që ofron jeta, më shumë se sa ata njerëz që janë pjesë e familjeve me të ardhura të bollshme.
Këta persona janë më të prirur të rrinë më shumë me familjarë, të kalojnë kohë në natyrë apo të hanë vakte të ushqimeve të shëndetshme në shtëpi. Ata kanë mësuar herët në jetë se pasuria e vërtetë është lumturia pavarësisht sfidave që ka jeta.