Lajm i gëzueshëm! Nëna e Çiljetës fiton betejën me kancerin

vovalbania September 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lajm i gëzueshëm! Nëna e Çiljetës fiton betejën me kancerin

Majlinda Xhilaga, nëna e këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për shëndetin e saj.

Pas një periudhe të vështirë me përballjen kundër kancerit, ajo ka konfirmuar se ka arritur ta fitojë këtë betejë jetësore.

Në një postim emocionues në Instagram, Majlinda ndau lajmin me ndjekësit e saj, duke shprehur falënderimet e saj për mbështetjen dhe forcën e gjetur gjatë kësaj periudhe.

“E fitova betejën për jetën. Faleminderit Allahut”, shkroi ajo përkrah disa fotove që dokumentonin këtë fitore të rëndësishme.

Ky lajm vjen pas një kohe të gjatë ankthi për familjen e Xhilagës, duke përfshirë edhe këngëtaren Çiljeta, e cila kishte ndarë me publikun shqetësimet e saj gjatë pjesëmarrjes në reality show-in “Ferma VIP”.

Në atë kohë, ajo kishte treguar se një nga arsyet kryesore të shqetësimit të saj ishte gjendja shëndetësore e nënës së saj.

Fitorja e Majlindës ndaj kancerit është një shembull i forcës dhe guximit në përballimin e sfidave të jetës, dhe ky lajm ka sjellë gëzim jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ndjekësit dhe miqtë e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64239 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE