“Ai është bashkudhëtari im”- Grida Duma pranon bashkëjetesën me Salianjin
Ditën e djeshme, Grida Duma duket se ka pranuar publikisht lidhjen e saj me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke e quajtur atë “bashkërrugëtarin” e saj gjatë një transmetimi në emisionin që drejton, “Top Story”.
Deklarata e Dumës vjen në një kohë të ndjeshme, pasi Salianji është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit e Tiranës për akuzën e “kallëzimit të rremë” në lidhje me dosjen e njohur si “Babale”.
Në fjalën e saj, Duma vlerësoi rolin e Salianjit si një zë denoncues brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se denoncimet e tij kanë ndikuar në krijimin e profilit të tij politik. Ajo përmendi se Salianji ka marrë iniciativa të guximshme, edhe kur partia kishte dyshime për rrugën që ai ndiqte në përballjen me kundërshtarët politikë.