Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi rigjen sërish dashurinë?!

vovalbania September 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi rigjen sërish dashurinë?!

Pas ndarjes nga futbollisti Eros Grezda, modelja e njohur Oriola Marashi duket se ka gjetur sërish dashurinë.

Ajo ka publikuar një foto në Instastory ku shihet një djalë misterioz me kurriz, të cilin nuk e ka zbuluar plotësisht. Postimi është shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe, duke nxitur spekulime se personi në foto është partneri i saj i ri.

Postimet e mëvonshme në Instastory tregojnë se Oriola dhe i dashuri i saj mund të kenë kaluar një mbrëmje romantike së bashku. Kjo është marrë si një konfirmim nga ndjekësit e saj se modelja ka nisur një romancë të re, edhe pse ajo ka preferuar të ruajë privatësinë e partnerit.

Kujtojmë se lidhja e fundit e saj publike ishte me Eros Grezdën, me të cilin ishte fejuar në qershor të vitit 2021. Pavarësisht planeve për martesë, çifti i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa kohë më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64291 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE